Lapsusi i Bashës me datën e flamurit

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu demokrat Lulzim Basha ka bërë një lapsus gjatë prononcimit të dhënë tek varrezat e Dëshmorëve ku kreu homazhet.

Gjatë deklaratës, Basha teksa u ndal tek dita e flamurit u shpreh se Flamuri I Kastriotëve, u ngrit për herë të parë në Kështjellën e Krujës më 28 nëntor 1944, pastaj lideri I opozitës tentoi të korigjoi këtë lapsus duke bërë një tjetër gabim pasi tha se flamuri u ngrit më 28 nëntor 1444. Në fakt në deklaratën për mediat të shpërndarë nga selia blu ky prononcim ishte korrigjuar duke sjellë datën e saktë të ngritjes së Flamurit në Krujë më 28 nëntor 1443.

 

Përshëndetje dhe gëzuar nga zemra të gjithë shqiptarëve ditën e shenjtë të Flamurit, Ditën e Pavarësisë dhe Lirisë së Shqipërisë dhe Kombit Shqiptar! Sot përkulemi me nderimin më të thellë para simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre 28 Nëntor 1443.

 

 

Ky gabim i Ramës nuk I ka shpëtuar kryeministrit Rama I cili ka nxituar ta hedh në profilin e tij në instagram duke e ironizuar.

“Flamuri që u ngrit në 28 nëntor 1944!!! Ah jo, prit:28 nëntor 1444(???)”

 

Zjarr Tv Ad