Largimi i Bora Zemanit/ Kush vallë do e zvëndësojë ne programin “Treshat”

0
2

Dy vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj po përgatiten për fillimin e një sezoni të ri televiziv pas përfundimit të programit “Treshat”!

Pas largimit të Bora Zemanit drejt Top Channel, dy vëllezërit duket sikur kanë bashkuar forcat me një tjetër moderatore, që aktualisht është shkëputur nga programi i humorit “Portokalli” ku bënte pjesë prej vitesh.

Bëhet fjalë për Xhemi Shehun, e cila është shfaqur bashkë me dy vëllezërit në kafe, me siguri duke biseduar për ndonjë projekt të ri.

Nuk dihet nëse kanë në plan të zëvendësojnë Borën me Xhemin, por na mbetet për tu parë.

Sakaq, Romeo tregoi pak ditë më parë se ai dhe Donaldi janë duke punuar paralelisht për një projekt të dytë, i cili do të dalë në transmetim në javën e parë të tetorit. Ai foli edhe për largimin e Borës dhe me sa duket, dy binjakët janë ndarë paqësisht me të!

“Ashtu sikurse e dinë të gjithë Bora nuk është më pjesë e emisionit, me këtë rast i uroj shumë suksese dhe ne sigurisht që do vijojmë rrugëtimin tonë plot risi dhe supriza këtë sezon të ri. Unë dhe Donaldi jemi duke punuar paralelisht për një projekt të dytë, i cili do të dalë në transmetim në javën e parë të tetorit. Është një “Late Night Show” mjaft popullor, tek i cili do të ngjisim në skenë dhe një aktore shumë të dashur të publikut shqiptar ndër vite. Do të jetë një “shoë” që do të ketë në vëmendje gjithë familjen. Ju mbetet vetëm të prisni”.