Lefter Maliqi: Bashkinë e Kuçovës e kam fituar unë, por u rrëmbye në tavolinë

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lefter Maliqi, kandidat i dyshes Berisha-Meta për Kuçovën, i cili humbi me përmbysje rezultati kundrejt kundërshtarit Kreshnik Hajdari, shprehet i bindur se ai është fituesi.

Në një intervistë televizive, Maliqi tha se moralisht edhe të majtët e dinë se ai ka fituar, por fitorja e tij u vodh në tavolinë.

“Kandidati i dyshes Berisha-Meta në Kuçovë, Lefter Maliqi, paraqiti kallëzim penal në SPAK lidhur me pretendimet e tij për manipulimin e zgjedhjeve. Ai akuzoi funksionarët e KZAZ-ve, pasi sipas tij gjatë procesit të votimit, ka pasur probleme me kamerat e sigurisë. Moralisht edhe të majtët e dinë se kam fituar. Janë disa denoncime në SPAK. Dihet që bashkia Kuçovë është e fituar dhe e rrëmbyer në tavolinë. Kjo është konstatuar edhe gjatë procesit të numërimit. Edhe vet ai është i bindur që bashkia e Kuçovës ju kthye qytetarëve. Po të shikoni votat janë 3600 vota por unë jam 6000 vota.

Bashkia e Kuçovës u fitua nga unë. Rival kam pasur Pëllumb Salillarin. Ai e çoi investoi edhe e mbrojti kandidatin. Shqiptarët nuk blihen.Për mua u vodh në tavolinë. Kam bindjen se aty do të ketë edhe përmbysje. Fitues është Lefter Maliqi dhe ka mundur të dy kandidatët. Më te dy kam dalë mbi ta. Janë disa kallëzime në SPAK kundër këtij oligarku. Nëse ka krim shtetëror dhe elektoral që e di dhe OSBE-ODIHR është KZAZ Kuçovë. Kanë kërcënuar njerëzit që mos të vinin të votonin. Unë bëra fushatë i vetëm me popullin gjuhë më gjuhë. Kanë hedhur mbi 1 mln euro investime”, – tha Maliqi.

Një ditë më parë Lefter Maliqi paraqiti në SPAK një kallëzim penale lidhur me pretendimet e tij për manipulimin e zgjedhjeve. Ai akuzoi funksionarët e KZAZ-ve, pasi sipas tij gjatë procesit të votimit, ka pasur probleme me kamerat e sigurisë.

Kujtojmë se Maliqi mori 6228 vota, ndërsa rivali i tij që u shpall kryetar bashkie fitoi 6910 vota dhe kandidati i PD-së Ilirjan Koxhaj, fitoi 740 vota.

Zjarr Tv Ad