Lefter Maliqi: Sali Berisha është idhulli im! Mund të mos jem i pranishëm në Foltoren e Beratit, por atje do të jenë të gjithë ata që më kanë votuar mua

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Lefter Maliqi është shprehur se idhulli i tij politik është ish-kryeministri Sali Berisha. Ai u shpreh se mezi pret që të bëhet ndryshimi brenda opozitës, teksa shtoi se LSI për të është shtëpia ku e nisi dhe ku do ta mbarojë karrierën politike.

Përsa i përket Foltoreve të Berishës, Maliqi u shpreh se mund të mos jetë i pranishëm kur ish-kryeministri të zhvillojë takimin në Berat, por do të shkojnë në atë Foltore të gjithë ata që e kanë votuar atë.

“LSI-ja për mua është shtëpia ku e nisa dhe aty dua ta mbaroj. Nuk diskutohet që unë kam idhull Sali Berishën dhe kam mirënjohje të jashtëzakonshme për atë që ka bërë kur unë kam qenë deputet dhe kryetar i pushtetit vendor në zonën e Beratit që ka ngelur me ato investime. Sigurisht mbase nuk do të jem i pranishëm në Berat por jam me atë dhe do të shkojnë mbështetësit e mi që kanë votuar PD në takimin që do të bëhet në qarkun e Beratit dhe mezi pres që të bëhet ndryshimi brenda opozitës”, tha Lefter Maliqi në Fax News.

Zjarr Tv Ad This is a sample article. ...