Lëvizja Vetëvendosje ka derguar në Gjykatën Kushtetuese Presidetin Hashim Thaci.

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për, siç thuhet “vlerësimin e veprimeve antikushtetuese të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në rastin e nxitjes, bindjes dhe detyrimit të deputetit, Haxhi Shala, për të ndryshuar qëndrimin për votën ndaj Qeverisë”.Kërkesa është dorëzuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.“Jashtë autorizimeve e në cenim të rëndë të vlerave, parimeve kushtetuese e demokratike, të ndarjes së pushteteve e ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit, presidenti ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës. Ai në mënyrë të drejtpërdrejtë ka ndikuar që deputeti Shala të ndryshojë qëndrimin dhe votën në seancën e jashtëzakonshme plenare të Kuvendit të Republikës të datës 3 qershor”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.Vota e deputetit të partisë Nisma Social Demokrate, Haxhi Shala, u kontestua në ditën që u votua Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti.Shala nxiti reagime të shumta, pasi vetëm pak minuta para se të votohej qeveria, mori fjalën në Kuvend dhe tha se kishte ndërruar mendje sa i takon votimit të qeverisë.Këtë tha se e bëri pasi i kishin shkuar në shtëpi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.Vetë presidenti Thaçi e pranoi se kishte pasur takim me deputetin Haxhi Shala. Por, veprimin e tij, presidenti e cilësoi vetëm si “këshillim

Zjarr Tv Ad