Lirimi nga qelia i Gjeneralit, Gjonaj pezullon drejtorin e burgut: Hetim për…

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një konferencë për shtyp ka kërkuar hetim për gjyqtarin që i dha lirinë të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gerd Gjinararit.

“Është në kundërshtimme instantatt ligjjore për lirimin me kusht. Për këtë arsye ministria i është drejtuar inspektoriatit duke kërkuar hetimi disiplinor për gjyqtarin’, – u shpreh ministrja, e cila më tej vijoi: “Është proceduar drejtori i Burgut Drenovës, një përgjegjës sektori dhe dy specialistë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash që lidhen me lirimin e të burgosurit”.

Gjinarar është një nga emrat më të njohur të botës së krimit.

45-vjeçari, i njohur ndryshe si “Gjenerali” u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë italiane në vitin 1997, pasi vrau “të fortin” e Tiranës, Naim Zyberi dhe në vitin 2014 u ekstradua në Shqipëri, ku Gjykata e Tiranës la në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm.

Pasi vuajti edhe katër vite të tjera në burgun e Drenovës, Gjinarari kërkoi liri me kusht, kërkesë që u pranua nga Gjykata e Korçës.

Zjarr Tv Ad