LSI festë dhe protestë në Bulqizë

0
6

Lëvizja Socialiste për Integrim, dega Bulqizë zgjodhi që këtë 8 Mars ta festojë me gratë dhe vajzat e kësaj zone, si shenjë mirënjohje për punën, mundin dhe sakrificat e tyre. Më shumë se 300 gra dhe vajza nga qyteti dhe fshatrat e Bulqizës, u bënë bashkë në këtë mbrëmje festive.

Një pjesë e madhe e tyre punojnë në sektorin minerar, duke kontribuar në ekonominë familjare dhe ofrimin e një shërbimi me interes kombëtar.

Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dega Bulqizë, Blendi Gurra, i cili falenderoi gratë dhe vajzat për praninë e tyre në këtë mbrëmje.

“Roli i gruas në shoqëri është i paçmueshëm. Gratë e Bulqizës kanë një barrë shumë më të madhe, sidomos ata që punojnë në sektorin minerar. Mundi dhe djersa juaj nuk ka të shpërblyer. Një femër sot është një vajzë, një grua, bashkëshorte, mjeke, mësuese, artizane etj., dhe për të orfruar më të mirën e saj në familje dhe shoqëri ajo duhet të jetë prezente, aktive në rolin e saj dhe me dashuri, përkushtim dhe përgjegjësi të ofrojë modelin dhe kontributin e saj. Gratë dhe vajzat e Bulqizës këtë e bëjnë më së miri”, ushpreh në fjalën e rastit kreu i LSI dega Bulqizë, Blendi Gurra.

Në ngjarjen festive nuk munguan as diskutimet, duke reflektuar mbi sfidat me të cilat përballen sot gratë dhe vajzat e Bulqizës dhe duke folur se si mund të fuqizohen gratë me anë të kontributit të tyre në shoqëri.

Festës ju bashkuan edhe djemtë e rinj, të cilët së bashku me vajzat e Bulqizës performuan veshur me kostume popullore në disa valle, që vlerësojnë dhe përcjellin traditën brez pas brezi të kësaj zone.