Luçiano Boçi ngre dyshime: Sistemi TIMS u godit nga brenda për të përfituar nga zhurma e sulmeve kibernetike nga Irani! Ja si përgjigjet Belinda Balluku

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka ngritur dyshime se sistemi TIMS është sulmuar nga brenda për të përfituar nga sulmet kibernetike nga qeveria e Iranit.

Ai u shpreh se dalja në shesh e të dhënave personale me anë të patronazhistëve ka favorizuar deportimin e hakerave në të sistemet qeveritare.

“Sulmi ishte serioz. Partnerët tanë janë të shqetësuar. Sepse janë të alarmuar se hakerimi i një vendi të NATO-s rrezikon edhe të dhënat e aleancës. Fabula zeroclear nuk qëndron fare. Sistemet e sigurisë bëjnë dy backup-e. Këtë e bëjnë edhe njerëzit e thjeshtë. Nuk është e vërtetë që sulmi ishte për të pastruar të dhënat e qytetarëve shqiptarë.

Të dhënat që u nxorën nga patronazhistët janë përdorur si thirrje të sigurta për të hyrë në sistem. Ky është shqetësimi ynë kryesor krahas paaftësisë së qeverisë. Jemi treguar solidar, kemi thënë që një sulm kibernetik është i barabartë me një sulm ushtarak. Ju vini dhe kërkoni disa para më shumë. Kush ju ka penguar? Ne të opozitës?! Keni blerë certifikatat e sigurisë me miliona euro. Sulmi ka ardhur për shkak të nxjerrjes së të dhënave të qytetarëve shqiptarë.

Në vendet e tjera nuk kanë depërtuar në këtë formë. Jemi akoma nën sulm. Sistemi nuk është pastruar. Shumë viruse përdoren për sulme edhe në qeverinë e Kosovës. Për shkak të punës së dobët të qeverisë. Pse e shmangi TIMS. TIMS është sistem i mbyllur. Kush e bëri këtë të TIMS? E bënë iranianët apo rusët? Sulmi ka ardhur nga brenda për të përfituar nga zhurma”, tha ai.

Deklaratës së Luçiano Boçit iu përgjigj zv/kryeministrja Belinda Balluku. “Sa i përket sulmeve të fundit duhet theksuar se objektiv ka qenë një rrjet i pavarur. Nga vlerësimi i sulmit deri më tani del në pah se tipologjia e sulmit janë të njëjtat me sulmin e datës 15 Korrik ndaj sistemeve të AKSHI-t. AKSHI dhe TIMS nuk janë interaktivitet me njëra tjetrën.

Specialistët që kanë bërë vlerësimin janë të njëjtët. Tipologjia e sulmit dhe metodat e përdorura janë të njëjtat me njëra tjetrën. Qeveria shqiptare ka angazhuar të gjithë mundësitë e saj. Partnerët na kanë vënë në dispozicion ndihëm e tyre. Ky sulm ka ardhur nga një shtet që ka sponsorizuar katër grupe. Ky është një sulm i organizuar. Në koordinim me njëri tjetrin secili grup ka qenë i përfshirë në një etapë të caktuar të sulmit. Buxheti është 7 mld euro. Ju mjafton për të kuptuar se kë armik kemi përballë”, deklaroi Balluku.

Zjarr Tv Ad