“Luftë krimit, ashpërsim të veprës penale”, Gjonaj: Ja pse duhet ndryshuar Kodi Penal

0
5

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, teksa ishte e pranishme në Komisionin e Ligjeve, ku u shqyrtua dekreti i Presidentit Ilir Meta për kthimin në Kuvend të ligjit për ndryshimet në Kodin Penal, sqaroi arsyet pse duhen këto ndryshime.

Ministrja Gjonaj tha se ndryshimet e propozuara në Kodin Penal kanë për qëllim luftën ndaj kriminalitetit.

“Ndryshimet që janë propozuar në Kodin Penal kanë pasur si qëllim luftën pa kompromis ndaj kriminalitetit. Duke pasur në konsideratë që ka pasur mungesë të instrumenteve për të luftuar forma të reja të krimit, janë sjellë këto ndryshime.

Ky projektligj ka një rëndësi të veçantë. Ashpërsimi i veprës penale nuk është e vetmja rrugë, por nga nevoja e mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve, u sollën këto ndryshime”, tha ajo. Pas diskutimeve të shumta, Komisioni rrëzoi dekretin e Metës.