Luizi trondit me deklaratën e fortë: Do ishte më mirë të kishte dalë Kiara sesa Efi!

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luizi me sa duket e ka të vështirë të tejkalojë eliminimin e Efit. Kjo e fundit la shtëpinë e Big Brother dje pas nominimit të Deas, e cila futi në televotim Luizin, Efin dhe Kiarën.

Luizi nuk mundi t’i mbante nervat duke lëshuar një sërë kërcënimesh ndaj Deas. Sot në një bisedë mëngjesi me Armaldon, Luizi shprehet se po të kishte dalë Kiara do ishte më mirë për të.

“Po të kishte dalë Kiara do ishte më mirë për mua. Me Efin do i kisha marrë përpara të gjithë. Absolutisht më mirë,” tha Luizi.

Kujtojme se ishte Dea ajo që vendosi se do të çonte në nominim Efin, Kiarën dhe Luizin, teksa shtëpinë e ka lënë Efi.Ky largim ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Luizin.

Por ajo që sot është bërë virale në rrjet është takimi i Efit dhe Luizit dhe fjalët që ky i fundit i tha në vesh.

Teksa po e përqafonte për tu larguar Luizi i ka thënë Efit se do t’ja merrte hakun për këtë që i bënë.“Do ta marr hakun”- dëgjohet t’i thotë Luizi Efit ndërkohë që kjo e fundit del nga shtëpia.

Zjarr Tv Ad