Luzja denoncon falsitetin e vajzave të ekranit: Duhet të kesh 13 kg silikon në buzë dhe 30 brinjë të hequra në bel

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktorja e humorit, Renada Caci e njohur nga roli i Luzes dhe moderatorja sportive, Daljana Sejdia janë përfshirë në një diskutim në studion e Panorama Tv, mbi faktin se sa e rëndësishme është të qenurit i/e bukur për t’u pranuar në ekranet shqiptare.

Aktorja u shpreh se “bukuria në Shqipëri të hap rrugë”, ndërsa theksoi se për të qenë pjesë e ekranit duket patjetër të kesh 13 kg silikon në buzë dhe të kesh hequr nja 13 brinjë për të zvogëluar belin.

Por me këtë arsyetim, nuk ra dakord moderatorja sportive, e cila u shpreh se “në ekran ka vend për të gjithë, jo vetëm për vajzat e bukura”.

Renada Caci: Bukuria në Shqipëri të hap rrugë, duhet të kesh buzë të fryra dhe sy bojëqielli që të jesh aktore kryesore në një film. Shyqyr nuk jam moderatore sepse duhet të isha patjetër një super yll që të isha moderatore shumë e mirë. Është bërë bozë ky kriteri kohët e fundit që një femër pa hequr nja 30 brinjë anash dhe pa formuar bel, pa pasur 13 kg sikolon në buzë nuk mund të jetë një moderator, pa i vënë gishtin askujt. Ka zënë frikshëm tregun. Moderatoret duhet të jenë patjetër të bukura. Sot janë futur rëndom dhe frikshëm klikimet. 30% meritokraci ka mbetur këtu.

Zjarr Tv Ad