Thikë pas shpine? Ronaldo: Efi është në finale prej debateve me Luizin, duhet të ishte Kiara

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ronaldo Sharka ka folur ditën e djeshme për konkurrentët e ‘Big Brother’. Si ish-banor, ai ka zbuluar për herë të parë se çfarë mendon për ta dhe lojën e tyre.

I ftuar në “Wake Up” ka folur për eksperiencën e tij në këtë format e jo vetëm. Ndër të tjera, i pyetur se si e komenton përballjen e Kiarës me opinionistët në spektaklin e kaluar të “BBV”, Ronaldo u shpreh se ka marrë shumë mesazhe në rrjetet sociale për këtë gjë, por që sipas tij ndonjëherë është më mirë që njerëzit duhet t’i lësh të vetëmbrohen dhe nuk dëshironte të bëhej protagonist me një situatë që nuk i përket.

“Unë kam marrë shumë komente dhe mesazhe për këtë, që ‘pse nuk e mbrojte Kiarën’. Unë nuk kam shkruar aty në bio që jam ministri i Mbrojtjes. Me Kiarën na lidh një marrëdhënie e mirë që kemi kaluar brenda në shtëpi, jemi takuar disa herë jashtë, kemi komunikuar dhe jemi shokë që po vazhdojmë këtë raportin e nisur nga ‘Big Brother’. Unë mendoj që ndonjëherë edhe njerëzit që i kemi xhan vërtet, duhet t’i lëmë edhe të vetëmbrohen.

Në shtëpi kishte fatin që me dominancën e tij shpesh e mbronte dhe Luizi, por Kiara është vajzë e rritur, është moderatore e njeh televizionin, i njeh situatat dhe ishte situata e saj, nuk doja të bëhesha protagonist me një situatë që nuk më përket dhe nuk dua ndonjëherë të mbroj njerëzit që shoh se mund të vetëmbrohen dhe m’u duk e tepërt ndërhyrja, prandaj nuk e bëra. Unë me të dy opinionistët kam krijuar një marrëdhënie relativisht të mirë, u bë shumë kohë që kam dalë dhe na rastis aty të jemi, ndoshta ata mund të kenë të drejtë në mënyrën se si arsyetojnë dhe logjikojnë lojën e Kiarës, por ndoshta mënyra e shprehjes nuk ishte aq e bukur, fjala bie ‘ti i lexove mesazhet’. Ne nuk e dimë se kush i shkruante Kiarës dhe çfarë mesazhesh i vinin Kiarës, e mësonin apo jo Kiarën të fliste. Mendoj që duhet balancuar pak më shumë mënyra se si shprehen, por ata janë opinionistët e zgjedhur nga ‘Big Brother’.

Nga ana tjetër, Ronaldo ka treguar se arsyeja pse Efi ka shkuar në finale, janë debatet që ka bërë me Luizin. Madje, kurioziteti për një miqësi të prishur, është më i madh për publikun, sesa ndonjë marrëdhënie tjetër dhe kjo gjë e ka favorizuar më shumë atë.

“Nëse Efi do futej në shtëpi, do vazhdonte marrëdhënien e saj shoqërore me Luizin, ok, bukur, fansat do e pëlqenin, por asgjë më tej. Pra, Efi është në finale për shkak të situatës që u krijua me Kiarën, për shkak të situatës që u krijua me Luizin, sepse publiku vazhdon tani, dreqi ta hajë ka kuriozitet. Është kurioziteti më i madh në një marrëdhënie shoqërore të prishur sesa ndonjë marrëdhënie, për shembull Dea-Efi, një hakmarrje që nuk ka më vlerë sepse ka dy muaj”, u shpreh Ronaldo.

Zjarr Tv Ad