“Made in Albania”, Meta: Të nxitet prodhimi vendas

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë vizitës në  “Panairin e Produkteve  Bio në Cërrik”, kreu i shtetit  Ilir Meta bëri apel që të nxitet prodhimi vendas dhe eksporti  me shënimin “Made in Albania”.

Ai shkruan në “Facebook” se kjo nismë duhet të nisë së pari përmes një strategjie të zgjuar marketingu, ndërsa shton se një strategji e tillë duhet pasur me mbështetje direkte me grante tek fermerët.

Siç thekson Meta, promovimi i këtyre sukseseve  do të lulëzojë jo vetëm jetën e Cërrkiut dhe Elbasanit, por do të marrë një shtrirje kombëtare në një të ardhme jo shumë të largët.

Postimi i Metës:

Vizitë mbresëlënëse në Panairin e Produkteve Bio në Cërrik.Të nxisim prodhimin vendas dhe eksportin e produkteve “Made in Albania”, përmes një marketingu të zgjuar e efikas. Grante e kredi të buta për fermerët e modernizimi i industrisë ushqimore, janë faktor nxitës për t’i ndërkombëtarizuar produktet tona si marka në tregun rajonal dhe botëror.

Promovimi i këtyre sukseseve do e lulëzojë, jo vetëm Cërrikun e Elbasanin, por edhe Shqipërinë në të ardhmen e afërt, duke sjellë standardet europiane të zhvillimit. Prodho shqip! Bli shqip! Konsumo shqip!🇦🇱

 

Zjarr Tv Ad