Majko “shpërthen” ndaj presidentit serb: Vuçiç ka bërë një marrëveshje që të jetojë si gënjeshtar, dhe jo si dështak

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Kosova dhe Serbia u pajtuan më 18 mars, në Ohër, që të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve sa më shpejt që të jetë e mundur.

Edhe pse pati një marrëveshje në takimin në Ohër, asgjë nuk është nënshkruar zyrtarisht. Në lidhje me këtë ka reagaur edhe ish-kryeministri dhe politikani socialist Pandeli Majko.





Majko në një postim në rrjetet sociale shkruan se “Vuçiç ka bërë një marrëveshje që të jetojë si gënjeshtar, dhe jo si dështak”.

“Vucic ka bërë marrëveshje me veten që të jetojë si gënjeshtar, dhe jo si dështak!





Deklarata e tij, se “…Nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Republikën e Kosovës” kërkon shkatërrimin e paqes në rajon. Konfuzioni si mekanizëm kontrolli, ka vetëm një përgjigje!…” shkruan Majko.

Zjarr Tv Ad