Makina përplaset me masivin e betonit, plagosen 4 persona

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 08:30, në aksin rrugor Thumanë-Milot.

Një makinë ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një masiv betoni.

Nga përplasja e fortë janë plagosur katër persona, të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin e traumës.

Burime për mediat bëjnë me dije se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Deri tani mendohet se mungesa e sinjalistikës është bërë burim për këtë aksident që ka shkaktuar katër të plagosur mëngjesin e sotëm.

Zjarr Tv Ad