Mali i Zi gjobit ata që nuk respektojnë himnin

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në seancën e djeshme, Qeveria e Malit të Zi ka miratuar Projektligjin për Ndryshimin e Ligjit për Rendin dhe Paqen Publike, në kuadër të të cilit hyjnë edhe shkeljet dhe ndëshkimet lidhur me përdorimin e simboleve shtetërore, përkatësisht ekzekutimin e himnit kombëtar. Ministri i Kulturës, Aleksandar Bogdanoviç, tha pas seancës se ndryshimet dhe harmonizimi i ligjit janë reagim ndaj ngjarjeve që lidhen kryesisht me vendosjen dhe paraqitjen e pasaktë të fakteve historike të përcaktuara qartë lidhur me Malin e Zi dhe paraqitjen e fakteve që shkelin integritetin territorial të shtetit.

Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Dragan Pejanoviç tha se me amendamentin e shtuar do të ketë penalizim për personat nëse gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar qëndrojnë ulur, fishkëllejnë, bëjnë zhurmë ose prishin rendin publik dhe shkaktojnë shqetësim të qytetarëve.

 

Zjarr Tv Ad