Manastirliu inspekton rindërtimin e qendrës shëndetësore në Katund Sukth

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, inspektoi këtë të martë një tjetër qendër shëndetësore të rindërtuar. Ajo ishte në Katund Sukth, në Durrës, për të vizituar qendrën shëndetësore atje, tashmë të rindërtuar sipas standardeve evropiane.

Në këtë vizitë, ministrja nuk ngurroi të falenderojë të gjithë mjekët, që këto kohë janë duke u përballur me një fluks të shtuar të pacientëve të sëmurë, ndikuar dhe nga situata CcVID në vend. Po ashtu, Manastirliu apeloi ndaj qytetarëve duke inkurajuar që të respektojnë masat e vendosura nga autoritetet për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit si dhe deklaroi që personat që paraqesin simptoma të lehta të virusit, të izolohen dhe për çdo rast të konsultohen me mjekun e familjes.

 

“Faleminderit mjekëve për punën jo të lehtë. Në të gjithë spitalet e vendit janë në gatishmëri maksimale për të ofruar shërbim të pandërprerë, por edhe për qytetarët që preken nga virusi. Është një moment delikat. Pavarësisht se ne kemi filluar vaksinimin, patjetër që duhet të jetë i shtuar kujdesi në zbatimin e masave të thjeshta, por edhe ndjekjen e publikuar nga mjeku i familjes për rastet me simptoma të lehta. Por edhe të përfitojnë rimbursimin e barnave, sigurisht duke e përfituar recetën nga mjeku i familjes”, tha Manastirliu.

Zjarr Tv Ad