Manjani: Lul-ushi po propozon ligje që ta bëjë diktatin e Ramës më të lehtë

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani

Rama, Rama, por ndërkohë Lul-ushi propozon ligje që ta bëjë diktatin më të lehtë.

Ndërkohë që izolojnë Berishën (d.m.th shkatërrojnë të vetmen opozitë), sigurisht pa prova e pa ligj, bëjnë dhe ligjet që rikthejnë agjitacionin e propagandën, se helbete të kritikosh Lul-ushin dhe Ramën është krim tashmë.

Ka propozuar së fundi, ministri hije i punëve të kota, shoku Lul-ush, që të rivendoset dënimi me burg për fyerjen dhe shpifjen d.m.th. E hoqëm këtë dënim vite më parë, kur Lul-ushi shërbente në qeveri. Por tani që i shërben qeverisë, ai e do ta rivendosë.

Duan, gjithashtu me propozim të Lul-ushit të ndryshojnë edhe Kushtetutën që të bëjnë Shqipërinë republikë Putiniste…

Nuk mjafton republika e Edvinit, por e do të Putinit, Lul-ushi.

Dhe nga mos të kritikosh veten që e ka mbështetur dhe votuar këtë fashistuc! Në rrëzë të na thahen duart që i dhamë votë këtij palaço të pafytyrë!

E rrahëm pak, këtë argument d.m.th, me Krastën mbrëmë.

Zjarr Tv Ad