“Paguajmë 200 mijë euro, të sigurojmë edhe helmin për vrasjen e Arben Lleshit”- Dëshmia e Indrit Shaqes që u plagos në burgun e Peqinit: Më nisën dy letra, kërkonin edhe “kokën” e…

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Indrit Shaqja, i dënuari i cili mbeti i plagosur me armë në burgun e Peqinit, ka dëshmuar përpara hetuesve se në qelitë e burgut i kanë mbërritur dy letra anonime ku i thuhej se do t’i jepnin 200 mijë euro jo vetëm për vrasjen e Arben Lleshit por edhe të një të dënuari tjetër, bëhet fjalë për Xheladin Krujën.

Ne dosjen hetimore thuhet gjithashtu se në letrat që i kanë ardhur tek sporteli i derës së dhomës shkruhej se do ia siguronin ata helmin që të kryente vdekjen e Arben Lleshit nëse do të ishte dakord.

Për këtë letër Shaqja thote se ka njoftuar dhe Arben Lleshin, ndërsa shprehet se e dinte i gjithë burgu. Madje dhe një anonim i kishte dërguar letër Lleshit se për kokën e tij po paguheshin 200 mijë euro.

“Në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes është pyetur viktima Indrit Shaqëja, i cili ka shpjeguar se ka qenë duke qëndruar në ambientet e dhomës duke gatuar. Polici i kollonës ka thërritur dhe i ka thënën Indrit të kërkojnë tek zgara e kollonës se sektorit. Ka dalë dhe është afruar se kush më kërkon dhe aty ka parë se ishte shtetasi Sokol Mjaca, i cili ka thënë se O Indrit më njofto pak Ben Lleshin të dalë në dritare tek zgara se kam për ti thënë diçka, ku është kthyer dhe ka parë në korridor të sektorit Arben Lleshin e ka thërritur me fjalët se të kërkon Sokol Mjaca në dritare për të thënë diçka. Ndërkohë aty është futur tek dhoma e Indrit Shaqes shtetasi Arben Lleshi dhe është afruar tek dritarja dhe Indriti ka qenë duke parë ushqimin që ishte në sobë. Ka dëgjuar fillimisht një krisëm si kapsollë dhe aty ka kthyer kokën nga dritarja dhe ka parë se Arben Lleshi po tërhiqej në thellësi të dhomës duke humbur ekuilibrin. Ka parë nga dritarja Sokol Mjacën me pistoletë në dorë dhe aty është afruar tek dritarja dhe ka nisur të flasë me Sokolin dhe e ka sharë. Ndërkohë Sokoli është larguar në drejtim të daljes për jashtë ajrimit, doli në korridor vet dhe ndoqi me vrap Sokolin.

Kur ka dalë për në ajrim jashtë ka parë se Sokoli i kishte drejtuar pistoletën një polici ndërkohë që polici i ajrimit hapi derën që të dilte në ajrim. E ndoqi nga mbrapa dhe ndërkohë policët tentonin të pengonin Indritin për të mos e ndjekur se nuk e dinte cpo ndodhte dhe Sokoli i thoshte mos u afro se do të të vrasë dhe ty. Sokoli me pas hyri tek dhoma e takimeve me familjarët e dhomës B.

Ka deklaruar gjithashtu se gjatë gjithë kohës që ka qenë në burg dy herë në sportelin e derës së dhomës ka gjetur dy letra të shkruara me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysmë më parë në burgun e Peqinit me të njëjtën përmbajtje se do të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë dhe helmin që ty ta kryesh vdekjen e atij Arben Lleshit, nëse je dakord me të dyja rastet i anë thënë se nëse je dakord na kthe përgjigje me letër. Është deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi për të cilin deklaroj se ka dijeni gjithë burgu, kam pasur mardhkeni të mira në Fushë Krujë ndërsa më pas i ka prishur për shkak se i përbuzte fenë ky dënuar. Në Peqin ka qenë për 3 muaj në regjim të posaçëm se ju kap telefoni në dhomë. Në vijim ka deklaruar se një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit tek dhoma se e paralajmërojnë se për kokën tënde po paguajnë 200 mijë euro dhe për Xheladin Krujën 200 mijë euro”, thuhet ne dosjen hetimore.

Zjarr Tv Ad