Maqedonia në alarm, 13 raste të reja me fruth

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Trembëdhjetë raste të reja me fruth janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë në Shkup.

“Bëhet fjalë për katër të rritur nga Shkupi dhe Velesi, mes të cilëve një grua 37 vjeçare është në gjendje më të rëndë klinike. Tre të rriturit e tjerë janë me status të panjohur të vaksinimit. Janë pranuar edhe tre fëmijë mes të cilëve një fëmijë njëvjeçar nga Tetova në gjendje të rëndë klinike i cili është në shërim intensiv, një fëmijë 20 muajsh nga Kisela Voda i cili ka pneumoni dhe një foshnje katër muajsh nga Kumanova me pneumoni. Të gjithë fëmijët janë të pa vaksinuar”, informojnë nga Ministria.

Në Klinikën për sëmundje infektive janë shtruar 21 pacientë me fruth prej të cilëve 7 të rritur dhe 14 fëmijë, shumica prej tyre nën moshën 1-vjeçare. “Në Repartin për shërim intensiv përveç fëmijës në gjendje të rëndë është edhe një pacient i rritur në moshë 56 vjeçare i cili është vendosur në aparat për ventilim mekanik dhe për të cilin gjatë ditës do të merret vërtetim nëse behet fjalë për fruth. Në ambulanca janë kontrolluar gjashtë pacientë të cilët janë lëshuar për shërim shtëpiak”, vijon njoftimi I ministrisë së Shëndetësisë. Që prej shpalljes së epidemisë së fruthit, nga dhjetori deri tani janë regjistruar 280 të sëmurë, prej të cilëve 3 kanë humbur jetën.

 

Zjarr Tv Ad