Marrëveshja Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë: Pas Erdogan Vuçiç në telefon edhe me Putin

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike edhe me homologun rus, Vladimir Putin, njofton Tanjug.

Kjo është biseda e parë mes dy aleatëve pas firmos së marrëveshjes Kosovë-Serbi në Washington, çka solli edhe reagime të ashpra nga Moska zyrtare.

Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, kritikopi publikisht presidentin serb, për mënyrën se si qëndronte përballë Donald Trump në Zyrën Ovale.

Ajo pati shpërndarë në rrjetin social Facebook një fotografi të Vuçiç i ulur përballë Trump dhe një fotografi tjetër nga një skena e famshme e filmit “Bassic Instinct”, të Sharon Stone, e cila i kryqëzon këmbet në mënyrë provokative teksa merrej në pyetje nga policia.

“Nëse keni qenë i ftuar në Shtëpinë e Bardhë, dhe karrigia juaj është vendosur si për t’ju marrë në pyetje, uluni si në figurën 2, kushdo që të jeni. Thjesht më besoni”, shkruante Zaharova.

Ende nuk është bërë e ditur se çfarë kanë biseduar Putin dhe Vuçiç, por nuk duhet harruar se Rusia është aleatja më e fortë e Serbisë, ndërsa këtë vjeshtë kreu i Kremlinit ka planifikuar një tjetër vizitë zyrtare në Beograd.

Zjarr Tv Ad