Marrëveshja në Maqedoninë e Veriut/ Cakaj: Tre postet kyçe, hap një horizont për forcimin e shqiptarëve

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj e ka cilësuar shumë të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve Maqedoni e Veriut- Shqipëri, marrëveshjene arritur ditën e sotme. Me anë të një reagimi për mediat, Cakaj thotë se kjo marrëveshje është historike, pasi do të mundësojë një kryeministër shqiptar edhe pse vetëm 100 ditë si fillim.

Sapo kam zhvilluar një bisedë telefonike me Artan Grubi, Sekretarin e Përgjithshëm të BDI-së në Maqedoninë e Veriut, pas përfundimit të negociatave me partnerin e tyre të koalicionit, LSDM-në e Zoran Zaev. Kam shprehur urimet më të sinqerta për marrëveshjen historike që do të mundësojë për herë të parë një Kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, qoftë edhe vetëm 100 ditë si fillim. Po ashtu, krahas faktit se Kryetari i Kuvendit do të vazhdojë të jetë një shqiptar, mbetet arritje historike që diplomacia e Maqedonisë së Veriut do të udhëhiqet nga një shqiptar.Me një fjalë, marrëveshja e sotme hap një horizont të pashembullt për forcimin e shqiptarëve e zhvillimin e demokracisë në Maqedoninë e Veriut.

Urime të gjithë shqiptarëve e falënderim të veçantë z. Ali Ahmeti e z. Artan Grubi për punën e vyer që kanë bërë në drejtim të forcimit të faktorit shqiptar, demokracisë e zhvillimit të brendshëm dhe proceseve euroatlantike në Maqedoninë e Veriut. Me Maqedoninë e Veriut do të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh dhe punën e përbashkët në kuadër të NATO-s dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Zjarr Tv Ad