Masakra në Mat/ Autori policëve: Më jepni bukë të mbush barkun, se jam i uritur

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe pse mori tre jetë njerëzish, dhe la të plagosur një tjetër, pasditen e 11 tetorit në fshatin Shëlli të Matit, autori i masakrës, nuk ka shfaqur pendesë për krimin e rëndë

Gjatë momentit të shoqërimit në Komisariatin e Burrelit, Kujtim Koxha nuk është shfaqur i penduar, ndërsa ka refuzuar të mbrohet me një avokat të caktuar nga shteti. Koxha mësohet të jetë shprehur se avokatin për në seancë gjyqësore do e gjejë ai vetë.

Menjeherë pas mbërritjes në komisariat Kujtim Koxha ka kërkuar për të ngrenë. ‘Bukë se vdiqa nga uria’- ka thënë ai.

Më pas, gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit e çështjes, autori i ngjarjes së rëndë është justifikuar me fjalët se njëri nga viktimat e kishte fyer dhe e kishte qëlluar me shuplakë.

“Njëri nga ata më qëlloi në shuplakë dhe më tha je i dehur. Më pas nuk mbaj mend se çfarë ka ndodhur”, është shprehur 51-vjeçari, i cili pohohet të jetë person problematik. Më pas, Kujtim Koxha ka treguar se pas debateve për rrugën me punonjësit e bashkisë ka shkuar në shtëpi, 500 m larg lokalit ku po drekonin dhe ka marrë automatikun.

Shkak i krimit të 3-fishtë u bë rruga e fshatit Shëlli, ku punonjësit e Bashkisë po kryenin punime.  Nga breshëria e plumbave Mentor Hoxha ndërroi jetë në vend, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi vdiqën në spital.

Koxha ishte një person problematik në fshatin e tij. Raportohet se para disa ditësh Koxha kishte qenë në spital, pasi ishte plagosur me thikë nga vëllai i tij pas një konflikti. 51-vjeçari kishte qëndruar i shtruar për disa ditë në spitalin e Burrelit.

Zjarr Tv Ad