Matematikani Turing, imazhi i kartëmonedhës 50 sterlina

0
6

Nuk do të jetë as një grua dhe as Stephen Hawking që do të shfaqet në një prej dy anët e kartëmonedhës britanike prej 50 sterlinash (në anën tjetër si zakonisht do të jetë mbretëresha).

Por Alan Turing, matematikani hero që u përndoq pas Luftës së Dytë Botërore nga vendi i tij sepse ishte homoseksual.

Ky vendim u njoftua sot nga Banka e Anglisë dhe bëhet fjalë për një nderim, por edhe për një dëmshpërblim pas vdekjes.

Turing, i lindur në vitin 1912 në Londër vdiq duke bërë vetëvrasje në moshën 43-vjeçare në Mançester pasi u fut në burg në atë kohë për krimin e homoseksualitetit dhe i konsideruar një prej matematikanëve më brilant të brezit të tij, si dhe një pararendës i informatikës dhe inteligjencës artificiale.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, punoi për shërbimet sekrete britanike në qendrën e deshifrimit të kodeve në Bletchley Park, duke krijuar një seri teknikash në gjendje të deshifronte kodet sekrete të përdorura nga Gjermania naziste përfshirë edhe ata të gjeneruar nga makina “Enigma”.

Në vitin 2014 jeta e Turing tregohet në filmin “The Imitation Game”.