Mbante armë në gomisteri vihet në pranga 31 vjeçari në Kamëz

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisariatit Nr. 5 në Kamzë, në sajë të informacioneve të dhëna nga qytetarët, kreu operacionin policor “Shinat”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i 31-vjeçarit E. K. 31 vjeç, banues në Kamzë. Policia kishte informacion nga qytetarët se aim në gomisterinë e tij mbante sende të kundërligjshme.

Menjëherë u organizua operacioni “Shinat” në zonën e Fushë-Mëzezit dhe gjatë kontrollit të gomisterisë, iu gjet një kallashnikov, i cili iu sekuestrua.

Në përfundim të veprime të para hetimore u bë arrestimi i E. K., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe materialet u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Zjarr Tv Ad