Mbi 1000 të infektuar me Covid

0
198
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me Covid-19, si dhe janë shëruar 6 pacientë. Kurba epidemike në Shqipëri ka qenë e butë dhe e qëndrueshme. Hetimi i thelluar epidemiologjik ka treguar luhatje ditore të rasteve në dy javët e fundit, tha Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste pozitivë. 4 raste janë në Tiranë dhe 2 në Shkodër, kryesisht kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe raste në proces hetimi epidemiologjik. Po aq sa numri i të prekurve është edhe numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit. 6 raste janë të shëruar në 24 orët e fundit.

Të shëruar – 6 të shëruar në 24 orët e fundit. Nga fillimi i epidemisë rreth 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar.

Raste aktive – Aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Në spitale – Situata në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht po trajtohen 16 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive.

COVID-19 – Statistika (25 Maj 2020)

Testime totale                         14659

Testime molekulare                13333

Testime serologjike                   1326

Raste pozitive                             1004

Raste të shëruara                        795

Raste Aktive                                  177

Humbje jete                                    32 (Qarku Tiranë 19, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë            59

Durrës           53

Krujë             27

Shkodër         12

Berat              10

Kamëz            9

Fier                 4

Elbasan           1

Mirditë           1

Korçë             1

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienen vetjake. Qytetarët nuk duhet të neglizhojnë shenjat e Covid19 si kollë, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje. Nëse keni këto shenja telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Zjarr Tv Ad