Mbi tre orë protestë/ Mesazhet e Berishës dhe Metës: Rama do shkojë në burg! Çfarë e shkaktoi incidentin në fund të tubimit

0
535
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka zgjatur mbi tre orë protesta paqësore e opozitës së bashkuar, e cila nisi në orën 16:00 dhe ka përfunduar pas orës 19:00. Tubimi kryesisht ishte paqësor, i shoqëruar me disa incidente të vogla, që u nxitën nga ndezja e qirinjve në shkallët e kryeministrisë, në nder të disa personave qe kane humbur jetën.

Në këtë moment ka pasur përplasje mes policisë dhe protestuesve, ndërsa uniformat blu shoqëruan një person, që sipas eksponentëve të PD thjesht donte të ngrite një flamur.

Mesazhet e dhëna nga liderët e opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta ishin të qarta, largimi i qeverisë dhe kryeministrit Rama, madje u premtua që Rama do të dërgohet në burg.

“Ashtu sic ushton ky shesh e ke vendin në burg dhe në regjim special dhe atje do të të çojmë. Tani unë do ti them këtu para jush, të jesh i sigurt se mund të të përgjigjemi në të gjitha mënyrat që ti e meriton, por po të komunikoj sot këtu, vendimi është marrë. Atje perse shpejti do vijë gjykatësi sovran, do vijnë këta burra dhe gra se i kanë dy fjalë me ty, më mirëpriti këta se ne mund të të përgjigjemi sic do ti”, tha Berisha.

“Shumë shpejt do jetë para drejtësisë, sipas ligjeve të tij dhe sipas firmave të hedhur nga vetë ai. Jeni ju që e mbani në këmbë këtë vend me sakrificat tuaja.

Jeni ju që duhet ti kërkoni llogari kësaj qeverie sepse ju e mbani me taksa. Ju keni të drejtën ta shporrni qeverinë kur drejtuesit grabisin dhe vjedhin”, theksoi nder te tjera Meta.

Berisha kishte edhe një mesazh për ndërkombëtarët, për të mos mbështetur regjimin e Edi Ramës.

“Sot ju bëj thirrje mos mbështesni regjimin e Edi Ramës, sepse Edi Rama është armik i votës së lirsë të shqiptarëve. Çdo mbështetje për të është ndëshkim për shqiptarët”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad