Mbledhja që do rrisë çmimin e energjisë, ERE vendos nesër për fashën 800 kWh

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Enti Rregullator i Energjisë do të mblidhet nesër, 23 shtator, për të vendosur për aplikimin e fashës së energjisë prej 800 kWh. Mbledhja do të vendosë për çmimin e ri që do të paguajnë konsumatorët familjarë nga data 1 tetor.

Qeveria shqiptare ka njoftuar zyrtarisht se në nisje të muajit të ardhshëm do nisë aplikimi i fashës së energjisë elektrike, për të gjithë konsumatorët familjarë, të cilët nëse harxhojnë më shumë se 800 kWh në muaj do të paguajnë më shtrenjtë.

Sipas Qeverisë, vetëm 4 % e familjarëve shqiptare shpenzojnë mbi 800 kWh. Çdo sasi tjetër energjie e konsumuar mbi këtë fashë, do të paguhet me 42 lekë. Pra, sasia prej 800 kWh do të jetë e njëjtë për të gjithë, me çmimin 9.5 lek.

Një faturë energjie deri në këtë fashë, pra në 800 kWh, arrin në shumë 7,600 lekë të reja + TVSH në 9120 lekë. Ky është çmimi fundor që del në faturën e energjisë elektrike, për një familje që harxhon deri në 800 kWh.

Zjarr Tv Ad