Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, Balla: Kuvendi nis më 17 janar, synojmë të ngremë komisionin për Reformën Zgjedhore dhe zgjatjen e afateve të vettingut

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Taulant Balla ka thënë sot se Kuvendi i Shqipërisë do të nisë sesionin e ri parlamentar më 17 janar. Ai tha se Konferenca e Kryetarëve është mbledhur dhe kanë marrë pjesë dhe përfaqësues të opozitës, me të cilët kanë për punët e para të këtij sesioni të ri.

Për mediat, Balla tha se primare janë ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe arritja e dakordësisë me opozitën për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut, me të njëjtën trupë.

“Ne kemi filluar konferencën e parë të Kryetarëve për këtë sesion. Kemi biseduar me përfaqësuesit e opozitës me disa çështje që janë pjesë e kalendarit të punës. Puna e parë do jetë ngritja e Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore. Sapo Kuvendi të rifillojë punën në 17 janar, ne do të kemi mundësi që kjo të votohet.

Në fillim të çdo sesioni deputetet njoftojnë përkatësinë e tyre në grupet parlamentare. Dëshira jonë është që puna të vijojë normalisht dhe të përmbushim të gjitha detyrimet që Kuvendi ka. Përmbyllja e afatit të vettingut nuk ka të bëjë me axhendën e asnjë partie, por të rrugës europiane të Shqipërisë.

Shpresojmë që këtë vit të mbajmë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Ka ardhur koha që Shqipëria ta mbajë domosdoshmërisht këtë Konferencë. Janë depozituar një sërë projektligjesh të reja, nga Këshilli i Ministrave, por dhe nga deputetët, dhe një që vjen direkt nga zgjedhësit. Kanë kërkuar miratimin e një ligji për regjistrin kombëtar të personave që ushtrojnë dhunë me bazë gjinore. Puna e Kuvendit duhet të vazhdojë”, tha Balla.

Zjarr Tv Ad