Mblidhet kryesia e PD-së, çfarë u diskutua

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh këtë të shtunë në selinë blu. Sekretari i PD-së Flamur Noka, në një deklaratë për gazetarët pas mbledhjes, zbuloi temat e diskutuara.

“Bashkimi i PD-së, krijimi i opozitës së bashkuar dhe protesta e datës 20 shkurt si kulmimi i zhvillimeve brenda opozitës, ishin kryefjala dhe treguan që PD-ja, opozita, por edhe vendi ka hyrë në një etapë të re zhvillimesh politike”, deklaroi Noka.

Duke u ndaluar te 20 protesta e 20 shkurtit, ai tha se përkthimi i mesazhit që dha është “që ne do të zbresim në bazë, të gjithë do të zbresim të takojmë të gjithë qytetarët, pensionistët, fermerët, arsimtarët, mjekët, nënpunësit, të papunët, rininë”.

Noka kërkoi qeveri teknike me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira parlamentare.

“Pas datës 16 shkurt dhe sidomos pas datës 20 shkurt, shqiptarët nuk mund të pranojnë më kryeministër McGonigalin. McGonigali në SHBA u dënua për çështjen shqiptare. Në Shqipëri hapi i parë që duhet të ndodhë, është që McGonigali shqiptar të largohet nga karrigia e pushtetit dhe ti hapë rrugë qeverisë teknike, që Shqipëria të ketë përfundimisht një qeveri përfaqësuese të shqiptarëve e jo të patronazhistëve dhe të krimit. Një qeveri e cila të ketë vetëm një synim, të ju mundësojë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje të cilat i kanë munguar prej më se 10 vitesh këtij vendi, dhe pastaj për ti hapur rrugë edhe Shqipërisë të ecë drejt integrimit Europian, i penguar dhe i bllokuar nga krimi dhe korrupsioni i rilindjes”, deklaroi.

Ai shtoi se pika e tretë e rendit të ditës, ishte hapja e procesit për riorganizim dhe për zgjedhje në 20 degë, kryetarët e të cilëve kishin dhënë dorëheqjen pasi kishin kandiduar në zgjedhjet lokale.

“Për përfshirjen e deputetëve të tjerë, pa asnjë më të voglin diskutim ne kemi marrë një vendim që para datës 20 shkurt, para protestës që të gjithë deputetët pa asnjë përjashtim janë në grupet e punës së PD-së në të gjithë qarqet. Ky është një proces i ezauruar”, shtoi.

Zjarr Tv Ad