Mbrojtësi merr ftesë nga kombëtarja shqiptare

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Leonardo Maloku është futbollisti i parë që siguron prezencën në kombëtares e Shpresave të Shqipërisë.

Mbrojtësi 21 vjeçar ka fituar besimin e stafit kuqezi, duke detyruar trajnerin e Kombëtares U-21, Alban Bushi që të përgatis ftesën për të. Maloku do të jetë pjesë e skuadrës kuqezi për 3 takimet e programuar në dy javët e para të qershorit. Ai do të jetë i gatshëm për Bushin për takimin eliminator të Europianit të kësaj moshe kundër Turqisë si dhe për dy miqësoret e programuar ndaj Uellsit.

Kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Turqisë për tu përballur me moshatarët turq më 7 qershor, teksa pak ditë më vonë, përkatësisht me 9 dhe 11 qershor do të masin forcat me ishullorët. Kjo nuk është hera e parë që Maloku grumbullohet me kombëtaren u-21, pasi ka veshur plot 10 herë këtë fanellë, por pa arritur të gjej golin.

Kartoni i Malokut zotërohet nga Pescara, por aktualisht luan në formulën e huazimit te skuadra e Fermana.

Zjarr Tv Ad