Me ushtri e polici, mbërrijnë në KZAZ Devoll materialet zgjedhore

0
19

Kanë mbërritur nën masa të rrepta sigurie materialet zgjedhore në KZAZ-në e Devollit. Siç shihet edhe në foto, materialet zgjedhore shoqërohen nga mjete të ushtrisë dhe forcave të policisë.

Deri më tani, nuk raportohen incidente gjatë marrjes në dorëzim të materialeve zgjedhore, edhe pse Bashkia e Devollit i kërkoi KQZ-së të zhvendosë KZAZ nga ambientet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, shoqëruar madje edhe me protesta nga mbështetësit e opozitës.

Procesi zgjedhor është shoqëruar deri më tani me protesta, tensione dhe përplasje, ku mbështetësit e opozitës kanë kërkuar të lirohen ambientet e KZAZ-ve, në mënyrë që të mos zhvillohen zgjedhjet, pas dekretit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Për këtë arsye, materialet zgjedhore kanë nisur të shpërndahen nëpër bashki me ushtri dhe polici.