Mediat italiane elozhe për portierin Strakosha

0
244

Thomas Strakosha vazhdon të jetë gjithmonë e më shumë protagonist në skuadrën e Lacios. Titullar i padiskutueshëm si në kampionat, Europa Ligë dhe në Kupën e Italisë. Edhe mbrëmjen e djeshme, ndaj Milanit në “San Siro”, në kuadër të gjysmë finalen e parët të Kupës së Italisë ka treguar se është një garanci për skuadrën e tij, duke e mbajtur portën e tij të paprekur gjatë 90 minutave. Strakosha bëri një ndeshje pozitive duke pritur dy goditje që mund të kishin përfunduar në gol. Mediat italiane e kanë vlerësuar me notën 7 duke e përzgjedhur si një nga më të mirët në fushën e lojës, teksa shprehen me mjaft entuziazëm edhe për të ardhmen e lojtarit. “Duhet të presë mbi një orë për të pritur goditjen e parë drejt portës së tij. Suso provon ta ndëshkojë në minutën e 60-të, por nuk ka asnjë problem për shqiptarin. Ndeshja këtë herë nuk mund të përfundonte pa një mrekulli. Kutrone devijon një top me kokë, por shqiptari është i vendosur mirë dhe ndal sulmuesin e Milanit. Çalhanoglu e fal me portën e boshatisur”, shkruan “Lalaziosiamonoi”. Pak ditë më parë, sulmuesi e ndëshkoi me dorë, por këtë herë ishte dora e Strakoshës që e ndali. Strakosha këtë sezon mbahet mend dhe për penalltinë e pritur ndaj Dybalas, një prej lojtarëve më të mirë të Seria A. Numri 10-të i Juventusit, kampinëve të Italisë u ndal nga Strakosha që i dha tri pikë skuadrës së tij në Torino.