Melania Trump kërkon shkarkimin e zëvendëses së Bolton

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zonja e Parë Amerikane, Melania Trump kërkon shkarkimin e zëvendëses së Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare. Ajo pretendon se zyrtarja është e padenjë të shërbejë në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, arsyeja e vërtetë është se dy zonjat kanë pasur një grindje gjatë udhëtimit të Melanisë në Afrikë.

Ndërsa prokurori special Robert Mueller është gati të bëjë zbulime të reja lidhur me të hetuarit për “Russiagate”, tensioni rritet edhe në Krahun Perëndimor, zonën e Shtëpisë së Bardhë që strehon stafin e Zonjës së Parë. Deri tani e rezervuar sa i përket zgjedhjeve politike të bashkëshortit, Melania Trump ka hyrë me këmbë të rëndë në çështjet e administratës, dhe me mbajtjen e një qëndrimi të pazakontë ka kërkuar shkarkimin e Mira Ricardel, zëvendësen e këshilltarit për sigurinë kombëtare të SHBA-ve, John Bolton. “Nuk meriton më nderin për të shërbyer në këtë Shtëpi të Bardhë”, janë fjalët e sajë të raportuara nga zëdhënësja, Stephanie Grishham.

Përplasja mes dy zonjave ka ndodhur gjatë udhëtimit të Melania-s në Afrikë, për çështje organizimi dhe jo vetëm, thekson shtypi amerikan, që ka shkaktuar diskutime edhe mes Ricardel dhe John Kelly, shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, edhe ai rrezikon të pushohet nga puna nga Trump. Por pse kaq mëri ndaj Ricardel? Reporterët e Uashingtonit flasin për mosmarrëveshje lidhur me paratë e shpenzuara dhe për vendimet organizative të udhëtimit afrikan, por vështirë të besohet që Presidenti dhe Bolton, i cili e ka mbrojtur gjithmonë, ta shkarkojnë vetëm për një zënkë. Ricardel, amerikano-kroate, zotëron një histori të gjatë shërbimi në departamentin e Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare që nga kohët e George W. Bush. Mbi të gjitha ajo bënte pjesë në ekipin e tranzicionit të Trump, skuadrën e zgjedhur e cila do ta çontë miliarderin në rangjet më të larta të pushtetit amerikan. Ndërkohë, ka një veçanti që mediat amerikane e kishin treguar në muajt e kaluar dhe që mund të shpjegojë edhe zymtësinë e shumë funksionarëve të sigurisë kombëtare: Ricardel ishte grinder thuajse me të gjithë anëtarët e stafit të Bolton, pasi ka kërkuar që të shkarkojë shefin e Pentagonit, Jim Mattis.

 

Zjarr Tv Ad