Merr flakë kasollja, humb jetën 80-vjeçarja

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka humbur jetën në një stan në Vlorë, një grua 80-vjeçare. Kasollja ku ishte strehuar ka marrë flakë dhe gruaja ka humbur jetën brenda saj. Policia tha se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes tek Ura e Gjormit: “Më datë 13.02.2020, rreth orës 8:37, në vendin e quajtur “Ura e Gjormit” Vlorë, në një stan ka marrë flakë një kasolle dhe si pasojë  dyshohet se është djegur 80 vjeçarja S.Z., e cila ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”

Policia po heton shkaqet e rënies së zjarrit.

Zjarr Tv Ad