Merr fund ‘karriera’ e “binjakëve skifterë”

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mund të quhet e mbyllur “arriera” në Itali e binjakëve shqiptarë Edmond dhe Eduard Trushi.

Gjykata e Pordenones ka dënuar Eduardin me 11 vite e 6 muaj heqje lirie, i gjeur fajtor për 40 vjedhje, kryesisht në provincat e Mantova, Pordenone, Trevizo dhe Venezias.

Sipas mediave italine, dy “skifterët” shqiptarë dyshohen për më shumë se 100 grabitje në Italinë Qendrore dhe atë të Veriut, por për shkak të ngjashmërisë së madhe, arritën që për vite me rradhë ti shpëtonin drejtësisë.

Binjakët 34 vjeçarë janë identikë në pamje, kishin të njëjtin stil veshjeje, madje edhe ADN shumë të ngjashme, por dallojnë janë gjurmët e gishtave.

Pavarësisht këtyre ngjashmërive, ka qenë një gafë e Eduardit që solli dënimin me burg. Vjedhjet për të cilat u ai dënua nisën në natën midis 8 dhe 9 nëntorit në Friuli. AND-ja që u gjet në banesa i përkiste vëllezërve Trushi, por kësaj here nuk kishte më dyshime se kujt i përkiste, pasi gjatë asaj periudhe Edmondi ishte në burg dhe Eduardi i lirë.

Zjarr Tv Ad