Mes Abazoviç dhe Vuçiçit, Edi Rama ndan foto me liderët e ballkanikë në Nju Jork

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtete e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në punimet në punimet e Sesionit të 77 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i cili do të mbledhë së bashku liderë nga gjithë bota.

Ai ka ndarë disa foto zyrtare nga Nju Jorku, krah liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimopr dhe bie në sy se aty mungon vetëm kryeministri Albin Kurti. Megjithatë, Kosova përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.

“New York – Me liderët e Ballkanit Perëndimor, ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme dhe Zv/President i Komisionit Europian, Joseph Borrel”, shkruan Rama dhe ndan fotot e mëposhtme, krah kryeministrit të shkarkuar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Në anën tjetër krah tij qëndrojnë me radhë Presidenti Vuçiç, Borell, presidentja Osmani, presidenti i Bosnjës Shefik Xhaferoviç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Zjarr Tv Ad