Mesazhi i kryeministrit të Greqisë nga Himara: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE por me një kusht…

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Himara kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar nga Shqipëria që të respektojë të drejtat e minoritetit grek. Në fjalën e tij para qytetarëve, ai u shpreh se mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Himariotët, Mitsotakis i konsideroi si një urë miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa theksoi se vendi i tij ka lënë pas krizën dhe tashmë është një shtet i fuqishëm.

“Është një moment i veçantë për mua, kujtoj kohën kur babai im ka vizituar këtë zonë. Disa prej jush kanë qenë këtu edhe atëherë. Është një ndër për mua. Unë jam kryeministri i parë grek që viziton Himarën.

Greqia është dhe do të mbetet një mbështetës i minoritetit grek.

Ju qe keni zgjedhur të jetoni në Himarë përbemi një urë miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Unë jam mbështetës i integrimit të Shqipërisë në BE

Është detyrim i Shqipërisë të respektojë të drejtat e minoritetit grek. Greqia ka lënë pas krizën dhe tashmë është një vend i fuqishëm”, ka thënë ndër të tjera kryeministri grek.

Zjarr Tv Ad