Mesazhi i Papës për Pashkët: Ndërtoni ura, jo mure

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Papa Françesku të dielën apeloi ndjekësit e katolicizmit dhe udhëheqësit në botë të ndërtojnë ura dhe jo mure, dhe të mos qëndrojnë indiferente ndaj padrejtësive. Duke i cilësuar Pashkët si momentin e fillimit të një bote të re, ai iu referua konflikteve në botë dhe ofroi falje për mëkatet. Kjo ditë shënoi gjithashtu 70-vjet nga transmetimi i parë mesazhit tradicional të Papës përmes radiotelevizionit.

Reflektimi për padrejtësistë dhe luftërat anembanë botës ishin fokusi i bekimit tradicional për pashkët që Papa Françesku dha të dielën për besimtarët e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit. Duke cituar konfliktet nga Lindja e Mesme në Afrikë, Europë deri në Amerikën Jugore, kreu i Vatikanit apeloi udhëheqësit politikë dhe 1,3 miliardë besimtarët katolikë të veprojnë me altruizëm dhe të heqin dorë nga armët.

Papa:”Përballë vuajtjeve të shumta të kohës sonë, Zoti i jetës mos gjettë  njerëz të akullt e indiferentë. Na bëftë ndërtues urash e jo muresh. I Ngjalluri, që hapi dyert e varrit, i haptë edhe zemrat tona për t’iu pëgjigjur kërkesave të nevojtarëve, të pambrojturve, të varfërve e të papunëve, të emigrantëve e të atyre që trokasin në portën tonë në kërkim të bukës, të strehës e të njohjes së dinjitetit të tyre.”

Të shtunën Papa Françesku kremtoi Natën e Madhe të Pashkëve në bazilikën e Vatikanit, ku i kërkoi fetarëve t’i rezistojnë tundimit të pasurisë, suksesit dhe bollëkut dhe të jetojnë për perëndinë.

Ai gjithashtu trajtoi temën e trafikimit të qenieve njerëzore, fëmijëve dhe emigrantëve për qëllime shfrytëzimi dhe prostitucioni, ku edhe ngriti pyetjen se sa shumë njerëz janë populluar me mishin dhe gjakun e të varfërve.

Gjatë shërbesës, nga Ati i shenjtë u pagëzuan dhe morën kungatën 8 të krishterë rishtarë, mes tyre të ardhur edhe nga Shqipëria.

Ndërsa në ditët e mëparshme, Papa Françesku udhëhoqi një rit në koleseun antik të Romës dhe lau këmbët e 12 të burgosurve për t’i shëmbëllyer gjestit që Jezu Krishti bëri me dishepujt e tij.

 

Zjarr Tv Ad