Meta dhe Ahmeti: Mirënjohje ekipeve të kërkim-shpëtimit

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ishte mbrëmjen e sotme në Durrës në një takim me njësinë e specializuar të kërkim-shpëtimit të mbërritur nga Maqedonia e Veriut. Meta ishte i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Zv/Kryeministri Bujar Osmani, dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Në fjalën e tij për mediat, Presidenti i shprehu mirënjohje ekipeve të shpëtimit, duke theksuar se nuk do ta harrojmë kurrë këtë ndihmë.

Ilir Meta: Ju shpreh mirënjohje të thellë për këto dy ditë që keni kaluar këtu dhe nuk do ta harrojmë kurrë këtë ndihmë dhe këtë solidaritet kaq vllazëror.

Ndërsa kryetari i BDI, Ali Ahmeti theksoi se kanë ardhur për të inkurajuar misionin fisnik.

“Do doja t’ju përshëndes të gjithë juve këtu shpëtimtatëve. Kam ardhur me kryetarin e Parlamentit, zv.kryeministrin, deputetët për t’ju inkurajuar për misionin tuaj fisnik. Dashtë zoti që tragjedi të tilla të mos ketë, por këto janë zhvillime të paparashikueshme dhe ne duhet të jemi të përgatitur. Mua më është bërë zemra mal kur kam dëgjuar në media për punën dhe sakrificën tuaj, kam qenë krenar kur dëgjova që keni shpëtuar jetë njerëzish. Ju uroj të gjithë shëndet dhe zoti ju bekoftë në punën tuaj”, tha ai

Zjarr Tv Ad