“Meta e hoqi nga puna?”/Fotografi Felix Bilani përgënjeshtron lajmin: Çdo gjë mbi statusin tim është abuzim

0
155
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Fotografi Felix Bilani ka qënë i pranishëm në protestën e 12 nëntorit, por nuk ka fotografuar Ilir Metën. Ky veprim e ka një shkak. Meta, vite më parë, ka hequr nga puna fotografin.”

Këto ishin fjalët që qarkulluan viralisht në rrjetet sociale, të bazuara nga në një status të postuar nga fotografi, por të transformuara sipas dëshirës.

Nga një komunikim të bërë nga Zjarr Televizion,  Bilani u shpreh se gjithçka e shkruar në këto portale nuk është e vërtet. Bilani ishte i pranishëm në këtë protest, duke pohuar se ka qënë i pranishëm në çdo të tillë në 30 vite të karrierës së tij. Ai i qëndron postimit të tij dhe nuk e mohon atë çfarë ka ndarë me ndjekësit, duke u shprehur se është abuzuar me fjalët e tij.

Postimi i Felix Bilanit:

“Ashtu rutine…..
Ai momenti kur flet Meta , dhe te shkon ne mendje qe te ka hequr nga puna nderkohe qe akuzon per heqje nga puna …..
Fitorja e opozites eshte pa Meten .
Autori i fotos eshte nje mik i vjeter i imi .”

Zjarr Tv Ad