Meta: Jam krenar për kontributin e shqiptarëve në historinë e Egjiptit

0
5

Gjatë vizitës zyrtare në Egjipt, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u takua me përfaqësues të komunitetit të vjetër e të ri shqiptar të Egjiptit. Presidenti Meta vlerësoi kontributin e spikatur që ky komunitet ka dhënë, sidomos gjatë periudhës së Rilindjes, si për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, ashtu edhe për arritjen e pavarësisë së Shqipërisë. Duke u ndalur në miqësinë e hershme midis dy popujve, Presidenti Meta, nënvizoi se një rol shumë të madh luan dhe komuniteti aktual, që vazhdon në traditën më të mirë të ruajtjes dhe promovimit të miqësisë e bashkëpunimit midis dy vendeve.

‘Shqipëria dhe Egjipti, ndajnë kulturë, histori dhe miqësi, që duhet ta forcojmë dhe zgjerojmë edhe më shumë në të ardhmen. Ju mund të luani një rol shumë të madh në këtë drejtim’ – nënvizoi Presidenti Meta.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e komunitetit shqiptar, shprehën gëzimin për vëmendjen e treguar nga Presidenti Meta dhe shprehën besimin se shteti shqiptar do t’i mbështesë më shumë në të ardhmen për ruajtjen dhe promovimin e identitetit të tyre kombëtar në Egjipt.