Meta: Kënaqësi të prisja një përfaqësi të Komisionit të Venecias

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim, delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ka ardhur në Shqipëri për të mbledhur fakte dhe dhënë opinion nëse Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën me çdekretimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Ky opinion iu kërkua ndërkombëtarëve, nga mazhoranca në parlament, në kuadrin e procesit që ajo ka nisur për shkarkimin e kreut të shtetit.

Metavetë  shkroi në Twitter pas takimit  se qe “kënaqësi të prisja sot një përfaqësi të Komisionit të Venecias. Nëse do të ishin respektuar rekomandimet e tyre në të kaluarën, Shqipëria kurrë nuk do të ishte në këtë situatë,” ka theksuar ai në përfundim.

Zjarr Tv Ad