Meta me zyrtarin e lartë të Hungarisë: Intensikim bashkëpunimit ekonomik e tregtar

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta, priti në një takim të veçantë Sekretarin   e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Sztáray.

Presidenti Meta përshëndeti vizitën e zotit Sztáray në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë vlerësoi pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e 90-vjetorit të krijimit të Mbretërisë shqiptare.

Duke iu referuar marrëdhënieve të shkëlqyera hitorike e tradicionalisht miqësore midis dy vendeve e dy kombeve, Presidenti Meta, nënvizoi edhe njëherë se këto marrëdhënie u lidhën edhe më fort e morën një shkëlqim të veçantë kur Géralaldine Apponyi, pranoi të bëhej Mbretëreshë e shqiptarëve.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën gjithashtu në bashkëpunimin dypalësh, duke vlerësuar në mënyrë të veçantë interesin e përbashkët për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomik e tregtar.

Investimet   hungareze janë shumë të mirëpritura në Shqipëri dhe gjatë vizitës sime të fundit në Hungari, konstatova me shumë kënaqësi dëshirën dhe vullnetin e autoriteteve hungareze   për të rritur nivelin  e shkëmbimeve ekonomike e tregtare  me Shqipërinë   –nënvizoi Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit vlerësoi edhe bashkëpunimin shumë të mirë midis Bashkisë së Tiranë dhe asaj   të   Budapestit, duke e konsideruar atë një shëmbull që duhet   ndjekur,  si në nivel vendor ashtu edhe në atë qendror me Hungarinë.

Me interes u bashkëbisedua edhe për zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmes euroatlantike të vendeve të këtij rajoni.

 

Zjarr Tv Ad