Meta në Skrapar: Sakrifica e dëshmorëve, na ndriçon drejt BE

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka udhëtuar sot drejt Nishicës në Skrapar për të përkujtuar përmes një ceremonie të veçantë një prej ngjarjeve më të lavdishme, 75-vjetorin e betejës madhështore të Tendës së Qypit, nga 20-26 Janari i 1944, që paralajmëroi dimrin e fundit të pushtuesve.

Përmes një statusi në Facebook, Presidenti thotë se kujtoi 17 dëshmorë e partizanë të Brigadës së Parë Sulmuese dhe Grupit të Skraparit dhe tha se gjaku i tyre i derdhur çlirimin e Atdheut jo vetëm lartësoi Shqipërinë në koalicionin botëror anti-fashist, por sakrifica e heronjve edhe sot e kësaj dite shërben për të ndriçuar rrugën e shqiptarëve drejt BE.

STATUSI I PLOTE

Nder i veçantë të isha sot në Nishicë të Skraparit, për përkujtimin e një prej ngjarjeve më të lavdishme dhe heroike të LANÇ, 75-vjetorin e betejës madhështore të Tendës së Qypit, nga 20-26 Janari i 1944, që paralajmëroi dimrin e fundit të pushtuesve. Lavdi përjetë 17 dëshmorëve partizanë të Brigadës së Parë Sulmuese dhe Grupit të Skraparit, që u drejtua trimërisht nga Heroi i Popullit, Zylyftar Veleshnja.
Gjaku i derdhur për çlirimin e Atdheut, jo vetëm nderoi dhe lartësoi Shqipërinë në koalicionin botëror anti-fashist, por na shpëtoi nga copëtimi dhe mosekzistenca. Ndaj sakrifica sublime dhe vepra e ndritur e heronjve dhe dëshmorëve tanë, meriton përulje e nderim nga të gjithë ne, pasi shkëlqen edhe sot duke na ndriçuar rrugën për të ardhmen europiane.🇦🇱

 

Zjarr Tv Ad