Milaim Zeka: Adem Jashari mbante në dhomën e gjumit foton e Timo Fllokos, ja cila ishte arsyeja

0
534
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e së shtunës kanë shkëlqyer yjet në Butrint. Poezitë e Timo Fllokos e shndërruan amfiteatrin historik në një natë që nuk i ngjan asnjë tjetre.

Moderatori i “Pushimeve on Top”, Eni Shehu, ishte aty ku mori edhe disa intervista ekskluzive për emisionin.

Gazetari i njohur, Milaim Zeka, ka rrëfyer një detaj shumë interesant dhe të padëgjuar më parë. Ai u shpreh se Adem Jashari ka mbajtur në dhomën e tij të gjumit një fotografi të Timo Fllokos, duke menduar se ishte Çerçiz Topulli.

Pjesë nga intervista:

Eni Shehu: Si është përcjellë arti i profesor Timos në Kosovë?

Milaim Zeka: Tani do iu them diçka që mbase në Shqipëri nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë. Këtë e ke shumë ekskluzive. Ngaqë Timo Fllokon e kam mik të ngushtë, edhe dashnoren e tij, zonjën Grabocka. Por do të them diçka, Adem Jashari që është pas Skënderbeut njeriu më i madh i kombit shqiptar, e ka mbajtur fotografinë e Timo Fllokos në dhomën e tij të gjumit, duke menduar se Timo ishte Çerçiz Topulli. Nga filmi. Kjo më ka shtyrë më shumë për të a4rdhur, për ta nderuar Timo Fllokon. Sepse Adem Jashari ka mbajt mjekër dhe ka pasur idhull Çerçiz Topullin.

Zjarr Tv Ad