Kreshnik Spahiu flet për “boom” arrestimesh: Do të ketë të tjerë pas Arben Ahmetajt

0
447
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Kreshnik Spahiu ka paralajmëruar një “boom” arrestimesh. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Top Story”, Kreshniku tha se pas Arben Ahmetajt do të kemi të tjera arrestime.

Duke mos dashur të japë emra, i bindur Spahiu theksoi se nuk do të bëhet ndalimi vetëm i ish-ministrit Arben Ahmetaj, por edhe personave të tjerë të cilët kanë bashkëpunuar me të.

“Do të kemi edhe subjekte të tjera të ndaluara, sepse Arben Ahmetaj në bashkëpunim për pastrim dhe fshehjen e pasurisë. Kush janë këta nuk dua që të spekuloj, por një gjë jam i sigurt se ndalimi nuk do i bëhet vetëm Arbenit, por të gjithë që kanë baskëpunuar për këto tre vepra”, tha Spahiu.

Zjarr Tv Ad