Milan shfaq interes për talentin e kombëtares shqiptare

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Emanuele Ndoj është një nga lojtarët që do të largohet nga Brescia për shkak të marrëdhënieve të tensionuara mes presidentit Cellino dhe agjentit të tij, Mario Giuffredi.

Situatë që ka ngjallur interesin e shumë skuadrave të rëndësishme të Europës. Por, ajo më e bujshme vjen nga Seria A, me “BresciaOggi” që zbulon se e ardhmja e futbollistit të kombëtares shqiptare mund të jetë te Milani.

Trajneri i ri, Giampaolo e vlerëson shumë Ndojin, i cili konsiderohet si çelësi i ndërtimit të Milanit të ri. Interesi i Bolonjës është gjithashtu i gjallë për talentin e kombëtares shqiptare.

Zjarr Tv Ad