Juventus nuk ndalet, jep lajmin e keq për Hysaj

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juventusi i Maurizio Sarrit mendon edhe për të ardhmen. Bardhezinjtë kanë arritur akordin me yllin e kombëtares turke, Merih Demiral, i cili do të kryer vizitat mjekësore mbrëmjen e sotme, për tu prezantuar më pas si futbollist i torinezëve.

21 vjeç kishte oferta nga shumë klube, por forca dhe prestigji që të jep fanella e “Zonjës së Vjetër” e bindi për të ndryshuar ekip. Kartoni i Demiral i ka kushtuar 15 milionë euro arkave të Juventusit, që bën sërish pazar te Sassuolo.

Ai sapo u bashkua me Sassuolo nga Alanyaspor për 7 milionë euro në janar, por bëri një paraqitje fenomenale në Seria A, duke shënuar dy gola në 14 paraqitje.

Demiral ka gjashtë takime me kombëtaren e Turqisë dhe mund të aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes. Një lajm negativ ky edhe për Elseid Hysaj, që me uljen në stol të Sarrit shpresonte te kontrata e jetës me Juventusin.

 

Zjarr Tv Ad