“Minishengeni Ballkanik”, Albin Kurti i përgjigjet Ramës: Nuk fillon me Serbinë kjo punë, është gabim në hapa!

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Takimin tripalësh i liderave të Ballkanit Perëndimor në Ohër, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka konsideruara si veprim të nxituar. Sipas Albin Kurtit, Shqipëria zyrtare duhej të priste deri në formimin  qeverisë së e re në Kosovë, e jo të nxitohej me takime  të tilla në Novi Sad e Ohër. Mediat kosovare shkruajnë se Kurti ka theksuar se Shqipëria një gjë të tillë fillimisht duhet ta zhvillonte me Kosovën, e më pas ta niste me shtetin e Serbisë.

“Një lloj vrapi në Novi Sad dhe në Shkup, është gabim në hapa. Nuk nis me Serbinë kjo punë. Nis Kosovë-Shqipëri, vazhdon Kroaci-Bullgari, vazhdon Sarajevë zyrtare, Podgoricë zyrtare, Shkup zyrtar e Beogradi në fund. Sepse i tillë çfarë është ai i pa penduar për luftërat dhe krimet e shkaktuara në luftim të vazhdueshëm me Moskën e Putinit nuk mund të ketë. Rrjedhimisht mendoj që edhe mbledhja e Novi Sadit edhe mbledhja e Ohrit ishin gabim në hapa. Shqipëria zyrtare u ankua se nuk ka pasur qeveri të denjë në Kosovë, për bashkëpunim çfarë ajo ka dashur, e ka qenë e nevojshëm për të gjithë neve. Meqenëse ka pritur Shqipëria zyrtare për një qeveri të denjë të Kosovës shumëvjet, ka mundur të pres edhe pak javë që të formohet kjo qeveri, e të bashkëpunojmë siç dum të gjithë ne”, u shpreh Kurti, raporton Kosova Press.

Zjarr Tv Ad